Gazetari amerikan: 'Non grata' e Berishës nga lobimi i Soros! Ky skandal të hetohet nga Kongresi Amerikan

Premte, 24 December 2021 21:03

 

Gazetari i njohur amerikan dhe aktivisti politik Jack Posobiec e ka cilësuar si skandal shpalljen 'non grata' të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ka kërkuar që hetimi i këtij skandali të përfshihet në axhendën e Kongresit Amerikan sapo republikanët të marrin sërish dhomën e përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Shtojeni këtë skandal në listen e hetimeve”, ka shkruar në rrjetin social Twitter gazetari i njohur amerikan Posobiec. Ai e ka shoqëruar postimin e tij me një foto të Kryeministrit Edi Rama me multimiliarderin Xhorxh Soros si dhe me artikull te pak diteve me pare te reporterit tjeter te njohur amerikan Adam Kredo.

 

Ky i fundit në një shkrim per The Washington Free Beacon, citon akuzat e Kongresmenit republican Zeldin sipas të cilit Departamenti i Shtetit ka sanksionuar ish-Presidentin Berisha si hakmarrje per besnikerine e tij ndaj republikaneve amerikane si dhe kundershtimin e ashper te tij ndaj donatorit te madh te demokrateve amerikane Xhorxh Soros.

 

Po ashtu ne artikull thuhet se Biden ka penguar hetimin per arsyet se pse DASH sanksionoi zotin Berisha.

Artikulli i Adam Kredo, thekson se Administrata e Biden ka penguar hetimin e Zeldin për më shumë se pesë muaj dhe po refuzon t'i japë kongresmenit "informacion të besueshëm se Berisha ishte i përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm".

"Për muaj të tërë, Departamenti i Shtetit i Biden ka refuzuar herë pas here të japë përgjigje reale dhe të detajuara në lidhje me akuzat për "korrupsion të rëndësishëm" të përdorura për të sanksionuar ish-presidentin shqiptar Sali Berisha, një aleat i të dy presidentëve Bush dhe kundërshtar i Xhorxh Soros, donator i madh i demokrateve amerikane", tha Zeldin për Free Beacon.

“Pavarësisht kërkesave të shumta për një takim dhe informacioneve shtesë nga zyra ime, Departamenti i Shtetit ka dhënë vetëm përgjigje sporadike, të çuditshme, të cilat vallezojne rreth pyetjeve dhe nuk adresojnë veprimet specifike të zotit Berisha që cilësohen si ‘korrupsion’ apo mbi procesin e vendimmarrjes qe eshte përdorur nga Administrata për të përcaktuar se sanksionet ishin të duhurat. Duke gjykuar nga kjo përgjigje e fundit, është e qartë se ata nuk e ndjejnë nevojën për të qenë transparentë me shtypin ose për të respektuar rolin mbikëqyrës të Kongresit mbi Degën Ekzekutive."

Refuzimi i administratës për të shpjeguar sanksionet – të cilat në shumicën e rrethanave shpallen së bashku me informacionin e detajuar se pse Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin një veprim të tillë – po nxit akuzat se Departamenti i Shtetit po kryen një fushatë hakmarrëse politike për kritikat e hapura të Berishës ndaj Soros, një prej Financuesve më të mëdhenj të Partisë Demokratike.

Kongresmeni Zeldin e përshkroi sjelljen e Departamentit të Shtetit si "të papranueshme dhe të dyshimtë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...