Për Shtëpinë e Demokratëve, vërshim protestuesish nga Saranda, Lushnja e Lezha

Saturday, 08 Janar 2022 09:31

 

Për t’u rikthyer si dikur në atë që thirrej Shtëpia e Demokratëve, në selinë e PD-së që sot i ka dyert dhe dritaret të blinduara për ta, qindra demokratë janë nisur me autobusë dhe makinat e tyre për të protestuar në mbështetje të thirrjes së rithemeluesit të PD, Sali Berishës.

Pas Korçës dhe Vlorës, mësohet se edhe tri degë të tjera të PD janë organizuar për të qenë në Tiranë në orën 12: Saranda, Lushnja dhe Lezha.

 

Nga rrethi i Lushnjës do të shkojnë në Tiranë rreth 800 anëtarë të PD, në përgjigje të thirrjes së grupit të rithemelimit për të qenë prezentë në protestë. 600 janë anëtarë të PD-së së degës Lushnjë dhe 200të degës së Divjakës.

 

 

Po sot, nga nga Saranda drejt Tiranës janë nisur rreth 100 demokratë. Transporti i tyre është bërë me mjete private.

 

Gjithashtu, nga Lezha, qindra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së janë duke mbërritur në Tiranë.

Nisja është bërë nga çdo njësi administrative e Lezhës dhe është njoftuar se do të ketë një numër të madh pjesëmarrësish nga kjo degë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...