Basha kthen zyrat e FRPD-së në magazina, të rinjtë: PD nuk është pronë private

Hënë, 10 Janar 2022 16:13

 

Të rinjtë e FRPD i kanë gjetur sërish dyert mbyllur në selinë blu. Ata kanë dhënë një deklaratë për mediat.

‘Ne jemi një grup të rinjsh nga kryesia anëtarë të FRPD erdhëm në zyrat e FRPD për të zhvilluar një mbledhje pune, por siç e patë zyrat janë mbyllur dhe kthyer në magazinë. Logot e FRPD janë zhdukur. Është shokuese kjo që po ndodh. Unë jam Minushe Lazaj, jam në FRPD-në.

Kam kontribut 15-16 vitesh në forumet e PD-së dhe e punësuar në departamente të PD-së dhe sot nuk lejohem të hyjë. Zyra ime është bastisur. Është lyer me alkool për të fshirë gjurmët.

 

Është tragjike që PD është aset kombëtar dhe të shndërrohet në këtë derexhe nga ai që konsiderohet si lider europian.

Këlliçi e denoncoi bastisjen e zyrave të PD dhe policia nuk iu përgjigj, kurse thirrjes së Bashës menjëherë.

Pra, lëvizje me dy standarde.

Kjo është tragjike për Shqipërinë që po cenohet pluralizmi. Nëse zoti Basha ka dyshim mbi shumicën dërrmuese të demokratëve atëherë të kalojë në votëbesim. Kujt i trembet ai? Le ta kalojë në votë. PD nuk është pronë private, por e gjithë anëtarësisë së PD dhe formohet nga anëtarësia, jo nga kryetari që është sot e nesër vjen dikush tjetër’, tha anëtarja e FRPD-së Minushe Lazaj

Modifikuar më Tuesday, 11 Janar 2022 09:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...