Bardhi i dërgon mesazh/ Përgjigja e nënkryetarit të PD në Shkodër: Desh më vratë më 8 janar

Hënë, 10 Janar 2022 16:15

 

Të gjendur të braktisur në masë nga demokratët, deputeti Lulzim Basha dhe vartësit e tij po kërkojnë nga drejtues të PD-ve në rrethe që të deklarojnë distancimin nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Këtë e ka deklaruar sot Ndoc Ashta, nënkryetar i PD-së në Shkodër. Ashta shkruan se sot në mëngjes Gazment Bardhi i ka shkruar një mesazh ku i kërkon që të distancohen nga Sali Berisha.

 

Më poshtë, vjen përgjigja publike e Ndoc Ashtës ndaj Gazment Bardhit:

 

Të nderuar miq.

 

Sot në orët e para të mëngjesit Gazment Bardhi me nisi një mesazh ku na kërkonte ti premtonim, se do distancohemi nga Berisha dhe mbështetësit e tij.

Përgjigje.

Unë jam Ndoc Ashta anëtar i PD-së që në mars 1991 aktualisht N/Kryetar i Degës së PD-së Shkodër.

Kam lindur në një familje që regjimi i hoxhës na ka vrarë me gjyq e pa gjyq 11 veta gjatë viteve 1946 -1990, e disa prej tyre nuk ju dimë as varret.

Ndërsa me 8 janar 2022 dora kriminale e juaja dhe padronit tuaj Basha, desh na vrau edhe 5 pjesëtarë të tjerë të familjes sonë në oborrin e shtëpisë tonë të dytë, selinë e PDSH-së.

Ne ishim aty të kërkonim gjënë me të legjitime: forca e votës sonë të mos kthehet në fuqinë e përjetësimit të pushtetit të Ramës, që demokratët të mos përçahen, që me votën tonë të zgjedhim drejtuesit e përfaqësuesit tanë e të respektojmë vullnetin e votën e anëtarësisë, midis mijëra demokratëve të pranishëm.

Në befasi e pabesi të plotë nga dyert e dritaret e selisë së PD u vërsulën deputetët, kryetarët e degëve të rretheve, familjarët e miqtë e tyre duke hedhur helm, gaz lotsjellës, bishta veglash e inerte të shumëllojshme mbi kokat e trupat tonë.

Këto kanë ndodhë para se terrori policor të vepronte nga marrëveshja Rama-Basha apo Bardhi- Çuçi.

Unë dua të denoncoj publikisht edhe ligjërisht, terrorin që ju që ishit brenda selisë së PD-së, ushtruat ndaj nesh, ndaj nesh që ju kemi votuar e mbështetë prej vitesh.

Ju, banditët e mbyllur në seli na sulmuat, na dëmtuat shëndetin e na rrezikuat jetën dhe për këtë duhet të përgjigjeni edhe ligjërisht.

Dhuna u provokua e u zbatua kundër mijëra anëtarëve të PD-së, me vullnet e organizim e parapërgatitje nga ju që ishit në selinë e PD-së, të mbështetur nga njerëz që nuk kanë as funksione as lidhje me PD.

Dëshmitar të kësaj skene kriminale, janë mijëra demokratë, qytetarë e kalimtarë të zakonshëm, biznese e familjarë që jetojnë e punojnë në atë periferi, mediat të shumta, gazetarë e korrespondentë të pranishëm. Organet ligjëzbatuese duhet të veprojnë në përmbushje të ligjit, të dënojnë të gjithë ata që e filluan dhe e zbatuan terrorin vrastar me 8 janar 2022 kundër nesh e demokratëve të thjeshtë, në oborrin e shtëpisë sonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...