Artan Fuga- Bashës: O tuaf, fikësen e zjarrit e ktheve në mjet dhune

E Enjte, 13 Janar 2022 09:16

 

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar në rrjetet sociale justifikimet që mbështetësit e Lulzim Bashës i bëjnë veprimeve të dhunshme që ndodhën nga brenda selisë së PD-së ndaj demokratëve protestues.

Nisur nga deklaratat se në seli nuk u gjetën sende të kundraligjshme, Fuga i konsideron ata mashtrues dhe mbrojtës të dhunës.

“Shih, shih, mashtruesit, mbrojtësit e dhunës!

Në ndërtesë thotë ky tuafi që informon nuk u gjetën mjete të jashtëligjshme.

O Zot! Këtij i duhet mësuar filozofia e shkollës së mesme të natës!

Çfarë quhet mjeti i paligjshëm o tuaf! Mjeti i paligjshëm bëhet mjet dhune nga mënyra si përdoret dhe jo thjesht nga vetvetja.

Gruaja therri burrin me thikën e bukës. Policia bëri kontrollin në shtëpi dhe nuk gjeti mjet të paligjshëm!

Burri mbyti gruan me jastëk natën. Policia kontrolli në të gjithë shtëpinë dhe nuk gjeti asnjë gjë të paligjshme.

Por fikësi i zjarrit o tuaf nuk është tua drejtosh njerëzve në surrat, por për të fikur zjarrin! Se është njësoj si t'u drejtosh rrotat e makinës miletit dhe të thuash e bëra me mjete të ligjshme!

O pika logjikës juridike tënde o bir, bir!

Hiqni more dorë nga logjika e dhunës!

Jepni madje dorëheqje se na keni kthyer në primitivitet!”, shkruan Fuga

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...