Në selinë e PD do ndërtohen kulla, zbulohet projekti

E Enjte, 13 Janar 2022 09:18

 

Mediat kanë zbuluar projektin që parashikon ndërtimin e tri kullave gjigante në truallin ku ndodhet selia e Partisë Demokratike. Deputeti Lulzim Basha nxitoi të mohonte projektin, duke akuzuar ish-kryeministrin Berisha se po nxjerr në media lajme të sajuara. Por Sali Berisha e përgënjeshtroi këtë reagim, duke u shprehur se projekti i kullave së bashku me atë të portit të Durrësit, bashkon në aferë të përbashkët korruptive Lulzim Bashën me Edi Ramën

 

Trualli ku ndodhet sot selia e Partisë Demokratike do të përdoret për ndërtuar një kompleks me kulla të larta, projekti i të cilave është publikuar në sajtin Modern Green Structures Architecture. Projekti parashikon ndërtimin e tri kullave gjigante në truallin aktual të selisë së Partisë Demokratike. Ndërkohë që pas publikimit në media deputeti Luzlim Basha bëri një deklaratë nëpërmjet zyrës së shtypit ku mohonte projektin dhe akuzonte ish-kryeministrin Berisha se kishte përhapur këtë lajm. Por lideri historik i demokratëve përgënjeshtroi deklaratën e dalë nga zyra e shtypit e deputetit Basha, duke u shprehur:

 

 

“Lul Brava në mediat që paguan po kërkon të përgënjeshtrojë lajmin e botuar në mediat e vendit për një kompleks gjigant e luksoz kullash, i cili e zhduk selinë e PD nga aty ku ndodhet, duke thënë se ai projekt është firmosur nga unë në 2013. Projekti që unë kam firmosur është ai i Xhamisë së Madhe, fillimi i punimeve te së cilës u inaugurua në atë kohë në prani të qindra besimtarëve dhe nuk prekte selinë dhe as oborrin e PD. Projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD sepse do ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP”.

 

Më tej ish-kryeministri Berisha shprehet se projekti i kullave në selinë e Partisë Demokratike, së bashku me atë të portit të Durrësit, bëjnë përsëri bashkë Lulzim Bashën dhe Edi Ramën në aferë të pastër korruptive.

“Përveç Portit të Durrësit, projekti për ndërtimin e kullave te PD i bën prapë bashkë Ramën dhe Bashën. Duke dënuar këtë aferë të pastër korruptive kriminale Rama-Basha, paralajmëroj këta bashkëhajdutë se selia e PD është tempulli i demokratëve shqiptarë dhe kurrë nuk mund të tjetërsohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar!”

Projekti për ndërtimin e kullave parashikon jo vetëm zbatimin në tokën ku ndodhet selia e Partisë Demokratike, por edhe në prona të tjera përreth

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...