‘Basha nuk është legjitim’/ Meta: Strukturat paramilitare nuk janë zgjidhja

Premte, 14 Janar 2022 13:49

 

Presidenti Ilir Meta, deklaroi në një konferencë për shtyp se Lulzim Basha nuk ka legjitimitet si kryetar i PD. Ai shtoi më tej se brenda selisë së PD ka struktura paramilitare.

“Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti, e kanë pranuar vetë, dualizmi, etj, etj. Është e vërtetë që është zgjedhur zotëria në zgjedhje se ka pasur përkrahjen e Berishës, Palokës, Vokshit, Këlliçit. Papritur këta njerëz jo vetëm ia heqin përkrahjen, por i vënë në pikëpyetje legjitimitetin. Është detyra e tij të vendosë legjitimitetin e tij. A tha s'do ketë Kuvend, se s'dua të përçaj partinë, kur u mblodhën firmat shpalli dhe ky kuvend. Nuk vuri në rendin e ditës votëbesimin e tij. Nëse do të shpëtosh partinë dhe të tregosh që je ndryshe, afroje një javë para kuvendin”, tha Meta.

“A shkojnë këto pamje, këta janë këmishëzinj, këto janë struktura paramilitare, kjo është zgjidhja?” tha Meta duke treguar foton e mercenarëve të Bashës brenda selisë së PD një ditë para 8 janarit.

Meta deklaroi se misionin e tij e quan të përfunduar që pas 25 prillit, por shtoi se e ndjen detyrim të respektojë Institucionin e Presidencës.

 

“Pas 25 prillit unë e quaj të përfunduar misionin tim, por detyrën e bëj çdo ditë sepse respektoj institucionin. Do të kisha dashur që në 26 prill të kisha marrë një drejtim tjetër. Sepse njeriu duhet të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur, por njeriu duhet të ketë respekt për institucionin. Unë bërë çdo gjë që të mos kapeshin institucionet”, tha më tej Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...