Portali i Baton Haxhiut shpërndan 'dezinformime ruse'/ 'Shuplaka' nga ambasada e SHBA

Saturday, 15 Janar 2022 09:29

 

Një lajm i botuar si ekskluziv nga “Albanian Post”, mediumi në pronësi të publicistit Baton Haxhiu, është konsideruar si “dezinformim rus” nga ambasada amerikane në Prishtinë.

“Albanian Post”, një medium i themeluar rreth një vit më parë, raportoi të enjten një informacion mbi tërheqjen e trupave e ushtrisë amerikane nga baza e “Bondsteel”-it në Kosovë.

“Brenda një periudhe të shkurtër ushtria amerikane do zhvendoset nga Kampi Bondsteel që është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë”, raportoi “Albanian Post”, bazuar në burime amerikane.

 

 

Por, sipas një përgjigje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, informata e shpërndarë nga mediumi i botuesit Haxhiu është “trillim i plotë” dhe “duket të jetë dezinformim rus”.

 

Sipas shkrimit të “Albanian Post”, reduktimi i madh i trupave amerikane në Kosovë do të ndodhë gjatë muajit mars të këtij viti. “Ndërsa një pjesë e vogël ushtarakesh do të ri-pozicionohen te Film City në bazën e KFOR-it në Prishtinë”, raportoi “Albanian Post” të enjten.

Baton Haxhiu, botuesi i “Albanian Post”, është edhe drejtor i marketingut në Spitalin Amerikan në Tiranë, bazuar në të dhënat e qytetarëve shqiptarë që rrjedhën në publik muajin e kaluar. Sipas informacioneve konfidenciale të rrjedhura në publik, Haxhiu merr pagë në vlerë rreth 15 mijë euro nga Spitali Amerikan./INDEKS ONLINE

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...