Skandal/ 1.4 mln euro të inceneratorit të Tiranës shkuan për propagandë

Saturday, 15 Janar 2022 10:29

 

1 milionë e 400 mijë euro të landfillit të Tiranes kanë shkuar për propagandën në shërbim të tij në disa media të Tiranës, të cilat heshtën gjatë kohës kur shpërthyen akuzat ndaj inceneratorit. Me këtë shumë parash janë sponsorizuar reklama artikuj dhe kohë televizive në emisione në favor të biznesit.

Vetëm landfilli i Tiranës ka shpenzuar 1 milion e 400 mijë euro në katër vite për reklama, pritje- përcjellje, por edhe për sponsorizime.

Nga të dhënat e marra prej komisionit parlamentar hetimor mësohet se kanë qenë pikërisht vitet 2019 dhe 2020 kur janë paguar shuma të mëdha për mediet në formën e shkrimeve, reklamave dhe spoteve publicitare. Pikërisht në vitin 2019 nisën dhe akuzat e para, por edhe në atë kohë pak media reaguan.

 

 

Ndërkaq një pjesë e shpenzimeve thuhet se janë sponsorizime, pritje përcjellje apo dhe konsultime.

 

Opozita ka akuzuar më herët se këto forma të shpenzimit janë për të paguar lajme në favor të incineratorëve apo dhe për të dhënë qëndrime në favor të tyre në emisione të ndryshme.

Shpenzime shtesë për reklamat ka bërë dhe inceneratori i Fierit ,ndonëse në shuma të ulëta që shkojnë deri në 70 mijë euro.

Tashmë me arrestimin dhe të ish-ministrit Lefter Koka dhe shpalljes në kërkim të dy aksionerëve, i përket SPAK të hetojë se si janë paguar dhe a janë dhënë reklamat, apo dhe ku është sponsorizuar duke tentuar të arrihet në të vërtetën nëse abuzimet u fshehën përmes pagesave./ORA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...