Kryetari i arrestuar me kanabis, në krah të Lulzim Bashës

Hënë, 17 Janar 2022 09:23

 

Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot ka zhvilluar një takim në Fier.

Por, përtej asaj që tentoi të “shesë” në media, si një takim me demokratët, në fakt realiteti duket të jetë krejt ndryshe. Basha është braktisur nga demokratët, dhe salla e Teatrit Bylis nuk kishte demokratë, por njerëz të çuar aty nga Edi Rama, I cili mesa duket I vjen në “ndihmë” Lulzim Bashës, sa herë ky i fundit ndodhet në hall.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se 150 persona ia ka çuar kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Një tjetër person, mbështetës i Lulzim Bashës, ishte edhe Shezai Sinanaj, i zgjedhur nga Lulzim Basha në krye të degës së PD në Patos.
Shezai Sinanaj është një ish-oficer policie i cili me datën 30 tetor 2015 është ndaluar me 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Mësohet se me urdhër të Bashës, i cili është zbatuar më përpikmëri nga i deleguari i tij Enkelejd Alibeaj, kryetari i degës së PD-së në Patos është zgjedhur Shezai Sinanaj, një ish-oficer policie i cili është arrestuar me datën 30 tetor 2015 me 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, dhe është akuzuar për trafik droge. Shezai Sinanaj prej disa kohësh ka qënë kryetar grupseksioni dhe tashmë ka marrë drejtimin e PD-së së Patosit. Ai njihet si një nga njerëzit e afërt të Enkelejd Alibeajt dhe i mbështetur fort prej këtij të fundit. Shezai Sinanaj njihet edhe si një nga militantët dhe mbështetësit e Lulzim Bashës.

Pra, Lulzim Basha kërkon vetingun në politikë, e të tjera “përralla” si këto, ndërsa vetë mbështetet dhe shoqërohet nga persona të dënuar për vjedhje apo edhe të arrestuar me drogë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...