Balliu: Prishja e banesave te '5 Maji' në shkelje të ligjit nga një bandë që është në krye të Shqipërisë

E mërkurë, 19 Janar 2022 19:19

 

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka folur për prishjet e banesave te '5 Maji' nga ana e Bashkisë Tiranë, duke rikujtuar prishjet e banesave te Astiri.

Balliu tha se ky proces është një sistem që bashkia dhe banda që është në krye të vendit, e ka ndjekur te banesat e Astirit, apo te Bregu i Lumit dhe që do e ndjeki edhe në Laprakë.

Balliu: Patjetër që prishjet e sotme më kujtuan prishjet e banesave te Unaza e Re dhe te Bregu i Lumit. Sepse kjo që ndodhi këtu nuk është se ishte një rastësi por kjo është një sistem. Kjo ka ndodhur te 'Unaza' te 'Bregu i Lumit', ka ndodhur sot te '5 Maji', do ndodhi nesër te zona e 'Laprakës', pra kjo është një sistem. Këto janë pasoja të probleme që ka shoqëria shqiptare dhe shteti shqiptar sot. Dhe ato pamje që janë transmetuar sot janë pasoja. Do të harrohen edhe këto si u harruan lotët te 'Astiri'. Kjo situatë është një sistem i ngritur nga një bandë që është në krye të Shqipërisë dhe ka asgjësuar hirarkinë institucionale të shteti, ka asgjesuar sistemin e drejtësisë dhe ka asgjësuar ligjin. Me ligjin aktual ato shtëpi janë në proces legalizimi dhe nuk mund të prishen, ato u shemben gjithsesi, funksionon ligji? Po ta shkelni ju ligjin ju fusin në burg, po ta shkelin këta nuk ndodh asgjë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...