78-vjeçarja pre e dhunës së policisë e IKMT, shteti nxjerr në rrugë të madhe nënë Lizën

E mërkurë, 19 Janar 2022 19:20

 

Liza Marku, e moshuar dhe e pamundur u tërhoq zvarrë nga forcat e policisë mëngjesin sotëm nga forcat e policisë, pasi refuzonte të dilte nga banesa e saj. Dhuna policore nuk e kurseu aspak 78 vjeçare e cila prej më shumë se 20 vitesh jetonte në zonën e 5 majit!

78 vjeçarja Liza Marku është një prej kryefamiljareve që ra pre e dhunës policore tek zona e 5 Majit e sot ajo duhet të kaloj natën në qiell të hapur. Ajo jetonte në një banesë 3 katëshe së bashku me 13 anëtarë të tjerë të familjes së saj, por sot ajo u shemb pasi bashkia e Tiranës kishte planifikuar në atë zonë një projekt të dyshimtë për të ndërtuar banesa për të pastrehët e mbetur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Liza së bashku me familjen e saj bënë rezistencë për të mbrojtur godinën që kishin ndërtuar me gjak e djersë, por pa rezultat. Ajo u tërhoq zvarrë nga efektivët e policisë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, e më pas fadromat e shkatërruan banesën e saj në një kohë rekord.
Nënë Liza u kthye sërish në shtëpinë e saj, ku gjithçka kishte mbetur ishin rrënojat dhe disa enë kuzhine e sende të tjera, ndërsa në dorë mban qesen e ilaçeve të cilën arriti ta shpëtojë. Me zërin që i dridhej, Nënë Liza tregon se shteti e ka vrarë dhe për këtë kërkon drejtësi.

Në shtëpinë e Lizës ka edhe një fëmijë 3 vjeç, ndërsa ajo tregon se nuk ka ku të strehohet tashmë, pasi nuk i është garantuar asgjë.

Edhe djali i Lizës, Ded Marku, tregon situatën e trishtë në të cilën ndodhen, tashmë pa shtëpi. Nga ana tjetër ai ka treguar edhe fyerjen që kreu i IKMT Mariglen Qato i ka bërë familjes së tij.

Liza Marku ishte gjithmonë e para në protestat 3 mujore, ajo priste aty, me sytë nga rruga, duke pritur gjëmën

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...