Zbulohet dokumenti/ Raporti i pagesave për “djegjen” e plehrave që ka futur në ankth Veliajn

Hënë, 24 Janar 2022 15:08

 

 

Ka më shumë se një burim që tregon se Erion Veliaj është tepër i shqetësuar për rrjedhën që mund të marrin hetimet për inceneratorin e Tiranës. Dhe ashtu sikurse tregon një investigim i thelluar që po mbahet tepër sekret, kryer nga kontrolli i lartë i shtetit, ankthi i kryebashkiakut rezulton të jetë i përligjur.

 

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë dhe ta lexojë këtë raport me 64 faqe që ashtu sikurse duket edhe në foton sipër është firmosur dhe vulosur nga grupi i punës së KLSH-së.

 

Tashmë dihet se Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke dhënë miratimin për ngritjen e incenetarorit të Tiranës pa marë miratimin e domosdoshëm nga këshilli Bashkiak (kjo është bërë në një kohë kur opozita ishte ende prezente aty).

Por ajo që vë re Kontrolli i Lartë i Shtetit (Pika 36 faqe 48 e raportit paraprak) është se në shkelje flagrante Bashia e Tiranës vazhdon që prej vitit 2018 të paguaj kompaninë “Integratet Energy B.V SHPK”, për një shërbim që ajo nuk e ofron. Pra Erion Veliaj paguan me 29 euro për ton për invenerimin e mbetjeve ndërkoohë që inceneratori ende nuk ka filluar punë dhe nuk është në gjendje të kryejë djegjen e tyre. Ne raportin e KLSH thuhet: “Që prej vitit 2018 deri aktualisht, Bashkia Tiranë dhe MIE janë duke paguar tarifën 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetejeve, për një shërbim ende të pakryer duke qenë se ndërtimi i inceneratorit ende nuk ka përfunduar”.

Gjithashtu grupi i auditimit vë në dukje se atij nuk i është vënë në dispozicion dhe nuk ka parë asnjë dokument që të dëshmojë se tarifa 29 euro/ton të jetë nedociuar mes përfaqësuesve të bashkisë dhe atyre të koncesionarit duke hedhur dyshimin se ajo është vendosur sipas oreksit të privatit. Madje në konkluzionet e veta grupi i KLSH thekson me forcë se kjo shifër e lartë duhet të rishikohet për sa kohë që “Integratet Energy B.V SHPK” nuk ka filluar punë dhe nuk e bën djegjen e plehrave për të cilat paguhet.

Në pikën 13 rekomandohet një vendim që duhet marrë “menjëherë”: “Bashkia Tiranë dhe koncesionari të marrin masa për diskutimin dhe arritjen e një marëveshjeje lidhur me tarifën që duhet të paguajë bashkia në situatën aktuale kur mbetjet e depozituara nuk po trajtohen plotësisht deri në momentin që imianti do të vihet në punë”.

Investigimi/Dalin dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve

Pra ashtu sikurse shihet, në aferën skandaloze të inceneratorëve për të cilën është arrestuar ish ministri i mjedisit Koka dhe janë në kërkim pronarët koncesionarë, kryebashkiaku i Tiranës, jo vetëm ka tejkaluar kopetencat për ta miratuar ndërtimin e djegësit të Tiranës, por ai ka vazhduar ta paguajë “Integratet Energy B.V SHPK” që prej 2018, ndonëse impianti për djegjen e plehrave ende nuk është ndërtuar. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që raporti i KLSH që Lapsi.al ka arritur të sigurojë mbahet “Top Sekret” dhe për publikimin e tij që i bën shumë dëm Erion Veliajt po ushtrohet trysni e madhe

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...