Meta i përgjigjet Ramës: Koha e Teatrit të Kukullave përfundoi më 25 prill

Hënë, 24 Janar 2022 15:19

 

Pasi bëri homazhe tek shtatorja e Ismail Qemalit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës se më 6 Mars për zgjedhjet e pjesshme do të jetë edhe përballë popullit të 2 Marsit.

Kreu i shtetit tha se këto deklarata janë ‘kurthe diltantësh’ dhe se nuk ka ndërmend që të marrë pjesë në asnjë garë politike partiake deri më 24 Korrik.
‘Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave në politikë përfundoi me 25 Prillin.

Kështu që Presidenti Ilir Meta as nuk ka marrë as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në asnjë garë politike partiake deri më 24 Korrik.

Sigurisht, kemi bërë një premtim solemn që pas 24 Korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin heroik, patrioti dhe sovranist të 2 Marsit. Ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt’, tha Meta.

Një përgjigje kreu i shtetit e pati edhe për deklaratën e Ramës se do të këshillohet me popullin për emrin e ri të Presidentit.

‘Shpresoj t’i shkojë mirë konsulta me qytetarët për këto çështje. Unë e kam konsultën me popullin e 2 Marsit në momentin e duhur’, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...