Shefi i diplomacisë evropiane: Serbia të njohë gjenocidin në Kosovë, në BE nuk kanë vend shtetet që festojnë krimet e luftës

Tuesday, 25 Janar 2022 21:07

 

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell ka theksuar se Serbia duhet të pranojë gjenocidin në Kosovë. Sipas tij, avancimi i saj drejt BE-së varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Borrell e bëri të qartë se në BE nuk ka vend për ato shtete që e mohojnë gjenocidin dhe festojnë për kriminelët e luftës.borrelll

“Kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon, ata që festojnë për krimet dhe kriminelët e luftës dhe i mbështesin publikisht, si dhe ata që kërcënojnë stabilitetin dhe procesin e pajtimit në rajon, duhet ta dinë se kjo nuk është në përputhje me vlerat evropiane. Ne i ndamë ato parime me kryeministren e Serbisë dhe jemi të sigurt se Serbia do të vazhdojë të ndjekë rrugën evropiane”, tha Borrell në një konferencë të përbashkët me kryeministren serbe Ana Brnabiç, pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së në Bruksel.

Sa Kur bëhet fjalë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Borrell theksoi se nevojitet të sigurohet përparim i shpejtë në procesin e normalizimit, në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia të arrijnë përparim kur bëhet fjalë për zotimet që kanë bërë dhe ende nuk i kanë përmbushur”, tha Borrell, duke u kërkuar të dyja palëve të krijojnë një atmosferë të përshtatshme për dialog dhe të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...