Gënjeu për takimin me avokatin Barak, Veliaj ndryshon postimin në rrjetet sociale

Tuesday, 25 Janar 2022 21:09

 

Avokati i njohur i të drejtësisë ndërkombëtare sportive Efraim Barak ka mohuar të ketë ardhur në Tiranë me ftesë të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një postim në rrjetet sociale Veliaj publikoi një foto me avokatin Barak dhe shkroi: “Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak.

Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë futbollin shqiptar! Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar!”. Pra, sipas tij avokati Barak kishte ardhur në Tiranë për çështjen e futbollit.

 

Në fakt, vetë avokati në një intervistë për Euronews më pas vonë është shprehur se nuk ka ardhur në Tiranë me ftesë të Veliajt apo për të asistuar Bashkinë e Tiranës në të ashtuquajturën përplasje me FSHF-në, por ka ardhur tjetër arsye.

“Unë jam ftuar të vij në Tiranë nga Komitetit Olimpik Shqiptar për të këshilluar dhe asistuar në draftimin e rregulloreve të reja për themelimin final të Komisionit të Arbitrazhit Sporteve dhe për sa di unë këto rregullore duhet të përcaktohen nga KOKSH. Kemi qenë në kontakt prej kohësh me përfaqësues të këtij institucioni për të punuar mbi këtë draft”, tha Barak, i cili kur u pyet se çfarë mendon për problematikat e krijuara mes bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të futbollit tha se nuk ishte në brendësi të kësaj çështjeje. “Nuk kam asgjë për të thënë për këto mosmarrëveshje. Nuk e di tamam se çfarë janë këto mosmarrëveshje, nuk e di se ku bazohen”, tha ai, duke nxjerrë blof Veliajn, i cili e kishte shitur ardhjen e Barak si konsulent për të asistuar Bashkinë Tiranë në përplasjen me FSHF-në.

 

Disa orë vonë Veliaj nxitoi të ndryshonte postimin e tij në rrjetet sociale, duke nxjerrë në shesh gënjeshtrën që kishte bërë dhe duke shkruar se “Efraim Barak, si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë me ekspertizë në krijimin e gjykatës sportive KAS shqiptar”. Një tjetër blof i kryebashkiakut të Tiranës mes shumë autogolave që ka bërë ditët e fundit në betejën e tij me komunitetin e futbollit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...