Afera e inceneratorëve/ Shpallen në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto e Stela Gugallja

E mërkurë, 26 Janar 2022 13:13

 

Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit dhe Klodian Zoto, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Stela Gugallja është pronarja e kompanisë Albtek Energy, ndërsa Klodian Zoto, pronar i kompanisë Integrated Technology Services.

Ata vijojnë të jenë në kërkim në kuadër të hetimeve për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave.

Kujtojmë këtu se pas një hetimi të SPAK, për inceneratorin e Elbasanit, është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Afera e inceneratorëve ka nisur në vitin 2014. Pra, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet.

Në një sërë shkrimesh investigative, prej gati dy vitesh, CNA.al ka denoncuar me dokumente zyrtare dhe ekskluzive koncesionet e inceneratorëve, një histori që fillon në Elbasan me 22 milionë euro, shkon në Fier me 28 milionë euro, për të ardhur më pas në Tiranë, me një kontratë fillestare prej 128 milionë euro.

Bëhet fjalë, për disa qindra milion euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Hollandë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...