Berisha: Yuri Kim kalon nga sekretare ideologike e PS, në zëdhënëse e Lul Bravës

E mërkurë, 26 Janar 2022 17:08

 

Ish-kryeministri Sali Berisha kritikon sërish ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Nga Patosi ku mori pjesë në festimet e demokratëve për 31-vjetorin e themelimit të PD, Berisha tha se Kim herë shfaqet si sekretare ideologjike e PS dhe herë si zëdhënëse e Lulzim Bashës.

"Në një intervistë para 10 ditësh, zonja Kim, e cila siç e shihni kalon nga sekretare ideologjike e PS, në zëdhënëse të Lul Bravës, sipas klimës, po mburrej me investimet amerikane gjatë kohës së saj. Dua t'i them, ne këtu jemi pro amerikanë më shumë se gjithë të tjerët", u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri solli në vëmendje fluksin e investimeve amerikane gjatë qeverisjes së tij, duke nisur nga Bechtel Enka e cila ndërtoi Rrugën e Kombit.

"Ne mirëpresim me krenari dhe kënaqësi të madhe investitorët amerikanë. Por, dua të theksoj, kompania më e fuqishme amerikane që ka punuar në Shqipëri ishte Bechtel. Ajo ndërtoi një nga projektet më kryesore të PD dhe qeverisë së saj. Bechtel fitoi Rrugën e Kombit me një tender ndërkombëtar të shpallur në Londër. Në të cilën morën pjesë 7 kompani gjigante europiane dhe botërore. Juria përbëhej nga personalitete të autostratave të Britanisë së Madhe, tjetri i SHBA, tjetri i Mbretërisë së Holandës. Bechtel fitoi tenderin, 6 kompanitë e tjera nuk patën asnjë ankesë. Zonjë, mos inkurajoni prokurimet direkte në këtë vend se pavarësisht nga vendi që ato vijnë për difinicion në manualet e luftës kundër korrupsionit, prokurimet direkte janë korruptive", tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...