Klevis Balliu dënohet 80 orë punë në interes publik, Meta bën ironi: Sukses i reformës të shumëpritur

E mërkurë, 26 Janar 2022 21:25

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar, pasi gjykata ka dënuar me 80 orë punë në interes publik Klevis Balliun.

Meta shprehet me ironi se ky është një sukses i reformës të shumëpritur, që më në fund po jep rezultate të pritshme për çdo qytetar të Shqipërisë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:
Po ndaj një lajm të mrekullueshëm me ju miq!

 

Më në fund sukseset e Reformës së shumëpritur janë bërë të prekshme për qytetarët!

Z.Klevis Fahri Balliu u dënua me 80 orë punë në interes të publikut pse mbrojti të drejtat e banorëve të Unazës.

Një lutje kam për autoritetet nëse mund të urdhërojnë, që në këto 80 orë të shërbejë për të mbjellë mimoza te parku i Pallatit të Brigadave meqënëse po afron edhe 2 Marsi.

Mirëkuptohemi gjithmonë nëse nuk ka ndonjë plan për komplekse kullash lirie edhe atje pas 24 Korrikut.

Ky është rasti kur oligarkët të dënojnë dy herë.

Së pari të përjashtojnë nga kandidimi dhe së dyti përmes "drejtësisë të pavarur".

Dhjetëra akuza e procese gjyqësore ndaj Klevis Fahri Balliut në tre vite.

Urojmë të mos e marrë vesh Il Cavaliere se do mërzitet shumë pasi ai ka mbi 40 vite procese dhe del në vend të dytë nga një 30 vjeçar.

Kam edhe një pyetje: Ata që firmosën aferën e Unazës a janë dënuar?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...