'Duan të më shkarkojnë për intervistën te Çim Peka'/ Meta zbulon si do të përballet me Kushtetuesen

E mërkurë, 26 Janar 2022 21:28

 

Presidenti, Ilir Meta ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në rast se Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin e tij nga Parlamenti.

Në 'Now' me gazetaren Erla Mëhilli, Meta tha se duan ta shkarkojnë për intervistën që ka dhënë te gazetari Çim Peka në Syri Tv.

 

"Duan të më shkarkojnë për një interviste që kam dhënë tek gazetari Çim Peka. Nuk kam asnjë konflikt me Gjykatën Kushtetuese. Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se çështjen do ta ankimojë në Gjykata Evropiane.

Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij, por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotojë seancën.

Meta tha se nuk ka besim te një gjykatë e cila nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve bashkiake.

“Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore”, u shpreh Meta.

Meta tha se problemi i shqiptarëve nuk është shkarkimi apo jo i tij, por zgjedhjet lokale të 6 marsit.

***

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të merret më 1 shkurt.

Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Shkak për shkarkimin e tij u bë ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale dhe caktimi i një date tjetër pasi opozita bojkotoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e kaluara lokale.

Një komision parlamentar hetimor i ngritur nga mazhoranca socialiste gjeti disa shkelje të Kushtetutës nga Meta, ku thuhet se gjithashtu ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...