“Do qëndroj dhe 50 vite në politikë”/ Meta: Basha i duhej ta eklipsonte Berishën, nuk bëhesh lider duke mbajtur 5 qëndrime të ndryshme për një çështje

E mërkurë, 26 Janar 2022 22:34

 

Presidenti Ilir Meta thotë se në situatën që ndodhet Shqipëria, ai do të qëndrojë në politikë edhe për 50 vite të tjera. Një deklaratë e tillë vjen si një përgjigje indirekte ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që prej disa muajsh tashmë në qëndrimet e tij publike shprehet se “Trekëndëshi i Bermudës”, Berisha-Meta-Rama duhen larguar nga politika.

Në një intervistë për emisionin “Now”, Meta ka komentuar dhe marrëdhënien mes Bashës dhe Berishës. Sipas Kreut të Shtetit, Berisha e ka promovuar Bashën, por ishte detyra e kryedemokratit që të bëhej lider.

Meta: Kam bërë kullë në Tiranë unë? I dhashë Tiranës hapësira të gjelbra. Shqipëria do jetë akoma më e korruptuar. Pasi përsa kohë vidhen votat dhe zgjedhjet. Kam qenë dhe do jem edhe 50 vjet, në respekt të votës. Duke dhënë transparencë të plotë. Unë nuk po vetëjustifikohem. Jam krenar për atë që kam bërë. Nuk kam pasur plan për të qëndruar dhe 50 vjet, por duke qenë se si ka ardhur Shqipëria. Më pyet njëherë njëri, një eurodeputet i djathtë, kam qenë kryetar parlamenti. Më tha, puna e këtij Bashës me Berishën, nuk po e kuptoj. Si e mendon këtë gjë më tha. I thashë zotëri, çfarë po e pengon Berisha këtë, po e promovon. Tani nëse Berisha është tërhequr dhe në pension dhe bën 5 statuse në ditë, ky është i ri, duhej ta eklipsojë tjetrin. Të bëjë 15 postime në ditë.

Gazetarja: Nuk e ka lënë ka thënë.

Meta: Si nuk e ka lënë. Për çfarë nuk e kanë lënë, nuk e kanë lënë për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gazetarja: Që të dalë si lider.

Meta: Por si del si lider, të jesh si lider. Të mbash 5 qëndrime për të qenë lider. Një lider thotë se është kështu dhe mban një qëndrim të vetëm. Isha kryetar Kuvendi unë, koalicion me Ramën, Kishte ministrinë e Transportit LSI-ja atëherë. Shoh televizorin shof Qafë-Thanë. Ishin të irrituar shoferët qytetarët kishte rënë borë dhe ishte bllokuar. Thashë çështë kjo, marrë ministrin, i shkëlqyer në formim dhe i them çfarë po ndodh atje. Nuk di gjë më tha, unë jam në Dubai për Krishtlindjet me familjen. Ja të flas me drejtorin. E mora unë drejtorin i thashë çfarë ka ndodhur. Më tha po iki në Rinas do iki për pushime me familjen atje. Ore por dëborën të shkojë unë atje ta hap

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...