“Më bëjnë nder kur më krahasojnë me Berishën”- Ilir Meta: Më 24 korrik merr fund opozita part time dhe “gërvisht pak dhe fito shumë”

E mërkurë, 26 Janar 2022 23:46

 

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se më 24 korrik do të marrë fund koha e opozitës part time apo opozita “gërvisht pak dhe fito shumë”.

Duke folur në “Euronews Albania” Meta u shpreh: “Mezi po presim 24 korrikun që do gëzohen të gjithë. Do gëzohet kryeministri. Jam i lumtur që ai do jetë i gëzuar. Por të jeni të sigurt që edhe 80-90 për qind e Shqipërisë që duan një opozitë të vërtetë, në 24 korrik përfundon koha e opozitës part time apo gërvisht pak dhe fiton shumë”.

Duke komentuar deklaratat e kryedemokratit Basha, presidenti Meta tha se i bëjnë nder kur e krahasojnë me Berishën.

“Jam shumë dakord me atë që ai (Basha) tha që më ka marrë malli për Berishën se kam 17 muaj pa e takuar. Po Luli më ka marrë malli, e di ti ta kam thënë. Por më duket se edhe ti ma ke prishur edhe ti pak takimin. Mall për njerëz që i kanë shkaktuar këto probleme vendit. Thoshim dikur ne që Nano e Berisha janë problem për demokracinë në Shqipëri, jo kur të ikin këta do bëhet më mirë. Pu pu pu. Me Berishën të më krahasojnë gjithë ditën, më bëjnë nder. Ai ka ato të vetat, unë ato të miat”, shprehet ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...