'Largo Berishën ose je në birucë'/ Berisha tregon si u shantazhua Basha me dosje: Nuk shkoi 2 vjet në SHBA

E Enjte, 27 Janar 2022 22:33

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se Lulzim Basha u shantazhua me dosjen e Nik Muzin për të përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD.

Berisha rrëfeu në 'Opinion' se Basha kishte shkelur ligjet me lobimin në SHBA dhe atje rrezikonte burgun.

Ish-kryeministri kujtoi se Basha nuk udhëtoi dy vite në SHBA pasi atje do ta arrestonin për pastrim parash.

Sali Berisha: Është dosja Nik Muzin. Kur prokurorja e Tiranës po e hetonte Bashën për larje parash, ajo kërkoi dosjen për Nik Muzin. Nik Muzin tregoi herën e dytë pasi u kap në një tjetër ccështje. Ai i tregoi të gjitha. Pasi i tregoi Nik Muzin, dosja erdhi këtu. Prokuroria e mori vesh që ka dëshmuar atje, u thirr Lulzim Basha. Raporti ishte: Ose largo Berishën, ose je këtu ose atje në birucë. Dhe atje nuk shkonte dot. Po them çfarë thoshte raporti i huaj. Unë dija ato që më kishte thënë. Nuk e dija që kishte shkelur çdo ligj. Më kishte deklaruar se ato para u mblodhën në diasporë dhe ne ato para i paguam këtu. Unë besova atë që më tha. Dhe Donald Lu-së i thashë publikisht që nuk është e vërtetë. Të paktën për dy vjet ai nuk shkeli dot në SHBA, anuloi udhëtimin atje

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...