Berisha: Djegia e mandateve, vendim personal i Bashës. Ja pse e bëri

E Enjte, 27 Janar 2022 22:52

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaron se vendimin për të djegur mandatet e deputetëve në 2019 e mori Lulzim Basha personalisht.

Lidhur me arsyen e këtij vendimi, Berisha tha se Basha atëherë rrezikonte burgun për dosjen Nik Muzin, lobimin në SHBA, ku po hetohej për pastrim parash.

 

"Për mandatet është vendim i tij personal. Ia kërkuan gjermanët? Mua s'ma ka thënë këtë. Ai që nuk dogji mandatin ka transkriptuar fjalë për fjalë çfarë u tha në mbledhje. Unë kam thënë është vendim i rëndë, mund të na çojë në fitore, mund të na çojë në katastrofë. Dhe do na çojë në probleme me faktorin ndërkombëtar. Ky ka qenë qëndrimi im.

 

 

Unë mendova atëherë se ai besoi se duke polarizuar shoqërinë do të mund të rrëzonte Edi Ramën, sepse atë vendim ai erdhi dhe e pas një proteste dhe gjykoi se protesta do të fuqizohej. Ndaj i thash se mund të na çojë në fitore ose në katastrofë. S'mund të ishte kurrë vendimi im ky. 100% ka gënjyer.

 

Ky rrezikonte burgun me dosjen Muzin. Fillimisht nuk e kam besuar. E pyeta si shkuan paratë te Nik Muzin? Më tha u krijuan ca grupe shqiptaro-amerikanë dhe unë e besova", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...