Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha postoi mëngjesin e sotëm pamje nga pritja e jashtëzakonshme në Vaun e Dejës.
“Pritje e zjarrtë nga banorët e Vaut të Dejës! Mirënjohje të pakufishme!” shkruan Berisha.
Ditën e djeshme u mbajt Foltorja e Vaut të Dejës. Demokratët mbushën jo vetëm sallën, por edhe sheshin përpara dhe anash godinës.
Ndërkohë dje u zhvilluan edhe primaret në PD.