Muçollari: Po mohojnë çdo demokrat që nuk i bindet biznesit partiak të Lulit!

Hënë, 31 Janar 2022 10:27

 

Grigels Muçollari, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, ka denoncuar denigrimin që ka nisur fraksioni Basha ndaj kandidatëve demokratëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit. Muçollari tha se ata po “mohojnë çdo demokrat që nuk i bindet biznesit partiak të Lulit” dhe bëri thirrje se “kush u ka marrë para në këmbim të kandidaturës, le t'ua kthejë."

“Primaret janë frymëmarrje për demokratizimin e partive politike, - ka theksuar Muçollari në shënimin e tij. - Jam krenar që PD është forca politike e parë në Shqipëri që i lejon anëtarësisë të zgjedhë kandidatët e saj. Listat e ish-kryetarit dhe vendimet e tij pas mesnate e zhytën PD në humbje të njëpasnjëshme.

 

Kundërshtitë e fraksionit Basha janë të kuptueshme. Ish-kryetarit i ka humbur monopoli i vendimmarrjes. Personat që ishin mprehur të emëroheshin prej tij kanë nisur një fushatë denigrimi ndaj kandidatëve demokratë. Mohojnë çdo demokrat që nuk i bindet biznesit partiak të Lulit. Kush u ka marrë para, në këmbim të kandidaturës, le t'ua kthejë.

 

Primaret eleminojnë servilizmin dhe korrupsionin në partitë politike. Tanimë vendimmarrja dhe sovraniteti i takon anëtarësisë. Kthim pas nuk ka! Urime kandidatëve fitues Ardian Muka në Durrës, Bardh Spahia në Shkodër, Elton Bano në Lushnjë, Hekuran Xhani në Rrogozhinë, Lulzim Vrana në Vorë dhe Premtim Kryemadhi në Dibër!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...