Berisha dënon shembjet shtëpive te '5 maji': Po shkelmohen ligjet për interesa! Lul Brava, në ujdi me Ramën

Hënë, 31 Janar 2022 21:06

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha dënon shembjet e shtëpive të zona 5 maji në kryeqytet.

Në Çim Peka Live, Berisha u shpreh VKM-ja është antikushtetuese, ndërsa akuzoi qeverinë për shkelmim të ligjeve të vendit.

 

Gjithashtu, Berisha akuzoi edhe Lulzim Bashën se ka interesa me Edi Ramën te '5 maji' ku do të ndërtohen kulla.

 

 

"Edi Rama, Erion Veliaj, Artan Lame kanë përcaktuar atë zonë e cila nuk ka asnjë lidhje me dëmtimet nga tërmeti, janë prishur apartamente, dhe e kanë bërë këtë për zgjedhje, në mënyrën më hileqare, të turpshme. Kanë gjetur zonën që ka më pak shtëpi të legalizuara dhe u bien me buldozier. Por ky është një shkelmim i ligjeve të vendit. Shtëpitë ata i kanë aty para 20 vitesh. Shtëpitë e tyre duhet të ishin legalizuar automatikisht sepse ligji i para 2014 parashikonte urbanizim dhe pastaj urbanizim. Duhej kundrejt një marrëveshje të drejtë dhe të ndershme. Opozita mbështet banorët. Kam komunikuar me mesazhe me banorët dhe do t'i pres në takim. VKM-ja është antikushtetuese. Ajo që quhet PD jemi ne në fakt, Lul Brava është në ujdi. Ju e patë që aty ndërtonte një ish-kryetar bashkie i PD që tani është në vijën e parë për të mbrojtur interesat e pallateve të tij", u shpreh Berisha

Modifikuar më Tuesday, 01 February 2022 07:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...