Berisha: PS ka dështuar në bashkitë që drejton, ka shpërdoruar 8 miliardë euro 21

Hënë, 31 Janar 2022 21:18

 

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se PS ka dështuar në bashkitë që drejton në vend, nga veriu në jug.

Berisha theksoi se Rama ka shpërdoruar në këta bashki 8 miliardë euro, shifra këta që janë marramendëse.

 

“PS nuk ka bërë një investim të duhur në bashkitë që qeveris, kjo qeveri ka shpërdoruar 8 miliardë euro, e thotë KLSH. Nëse këta para do ishin investuar, Shqipëria do ishte krejt ndryshe sot. Ky është vendi ku ka tendera sekretë, ky është vendi që ndërton me çmim tetë herë më lart sesa bankat. Unë kam thënë se Rama ka diskriminuar veriun, por se ka lënë pas edhe veriun, edhe jugun.

Të gjitha sheshet e Shqipërisë nuk bëjnë sa sheshi “Skëndërbej” nëse i merr së bashku. Durrësin e pati edhe PD, e ka qeverisur siç duhet, ndërsa batërdia nisi me Vangjush Dakon, që nuk mendonte për qytetin, por mendonte si të shesë betonin dhe kjo e shkatërroi Durrësin”, deklaroi Berisha

Modifikuar më Tuesday, 01 February 2022 07:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...