Berisha: Yuri Kim le të marrë pjesë në fushatë sa të dojë, mbështetësit dhe votuesit do të shtohen

Hënë, 31 Janar 2022 21:33

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila është shprehur se njeh si kryetar të PD, Lulzim Bashën.

Berisha tha në Çim Peka Live se Yuri Kim ndërhyri edhe gjatë 'Foltores' për të penguar njerëzit, por mbështetësit vetëm shtoheshin.

Berisha tha gjithashtu se Yuri Kim le të ndërhyjë në fushatën e zgjedhjeve të 5 marsit, pasi mbështetësit dhe votuesit do të shtohen edhe më shumë.

"Zonja i ka lejuar vetes në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës dhe Kushtetutës së Shqipërisë, i ka përshtatur vetes për shkak të një kryeministri që mund t'i vendosësh çdo epitet, të sillet si një guvernatore dhe të futet në punët e brendshme të një partie. Unë e kam ndjekur këtë qëndrim, para çdo foltorje, para çdo akti ajo është përpjekur të dekurajojë demokratët. Mendova njëherë t'i them ju lutem mos bëj deklarata se po më shtohen njerëzit dhe unë këtë ndihmë nuk e dua nga ju, por nuk e bëra. Le të marrë pjesë në fushatë sa të dojë, në shkelje flagrante të kushtetutës, por mbështetësit dhe votuesit vetëm do të shtohen", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...