Kryemadhi: Gaz Bardhit i faktuam takimet me bandat e Elbasanit. Nuk i kundërshtoi

E Enjte, 03 February 2022 09:50

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit.

Ajo tha se është faktuar që Bardhi është takuar me bandat e Elbasanit dhe u ka kërkuar që 2 mandatet e LSI-së t’i kalonin PD-së, madje Sekretari i PD nuk e ka kundërshtuar.

Ajo tregoi se krisja me Lulzim Bashën filloi pas marrëveshjes së 5 Qershorit, ku PD nuk donte ta firmoste, por LSI këmbënguli dhe ajo marrëveshje u firmos.

 

 

“Në foton që bëmë pas firmosjes së koalicionit me Bashën në 1 Mars duket që Gaz Bardhi është më i trishtuari. Takimet me bandat e Elbasanit të Gaz Bardhit ku 2 mandatet e LSI-së do të detyroheshin t’i çoheshin PD-së. U faktuan në takim dhe nuk e kundërshtoi.

 

PD mandatin e Elona Gurit në qarkun e Durrësit ia dha Edi Ramës. Krisja filloi në marrëveshjen e 5 Qershorit, pasi nuk donte ta firmoste.

Ka qenë LSI që tha se do ta firmosim. Pasi u firmos kjo marrëveshje, e cila betonizonte 85% të vendeve të opozitës në Parlament, filloi krisja”, tha Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...