Fituesi i tenderit 400 mijë $ bëri logon e restorantit të djalit të Agollit

E Enjte, 03 February 2022 09:52

 

Thellohet akoma më shumë skandali i shpalljes së tenderit për kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani dhe ortakut të tij, Endrit Maçi, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Tenderi me vlerë 400 mijë dollarë ka bërë fitues jo vetëm Rrotanin, i cili punon me djalin e kreut të FSHZH, Dritan Agolli, Flladi Agolli, por edhe Maçin- aksioner në kompaninë e regjistruar në emër të Rrotanit, që ka krijuar logon për restorantin e Agollit.

 

Endrit Maçi ka të regjistruar në emrin e tij një objekt veprimtarie në fushën e marketingut logo, materiale grafike etj të regjistruar me emrin “TELL ALL CO”. Në rrjetin social Instagram të këtij biznesi është publikuar logoja që kjo kompani ka krijuar për restorantin e Flladi Agollit “Bedouni Beach Bar” që ndodhet në Hamallaj.

 

 

Kompania “Mascarpone”, ku aksioner kryesor është Alfio Rrotani, me 27 janar të këtij viti u shpall fituese e tenderit me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menunë e ”100 Fshatrave” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

Tenderi tani është në dorën e SPAK-ut. Rrotani në një prononcim për Abcnews.al i cilësoi akuzat si sulm politik duke qenë se ato janë artikuluar edhe nga Partia Demokratike. Shpifje i cilësoi edhe vetë Agolli në një reagim të bërë dje në orët e pasdites ku shpjegon arsyet pse është përzgjedhur fituesi i tenderit duke përjashtuar konfliktin e interesit. /abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...