Shkodër Bardh Spahia: Shtëpia e Lirisë arrin fitore të padiskutueshme në Shkodër

E Enjte, 03 February 2022 21:32

 

Kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahia, i ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se Shtëpia e Lirisë do arrijë fitore të padiskutueshme në Shkodër.

Spahia thekson se të gjithë demokratët e Shkodrës do të votojnë Shtëpinë e Lirisë, sepse e dinë se idealet demokratike janë pikërisht në këtë koalicion.

“Në Shkodër, fitorja do jetë e padiskutuar e Shtëpisë së Lirisë. Shifrat flasin që fitorja do jetë absolutisht e Shtëpisë së Lirisë. Sa i përket rivalit, objektivi kryesor do jetë fitorja mbi Edi Ramën. Ne e kemi garën ndaj Ramës dhe përfaqësuesve të kësaj maxhorance, fitorja do jetë shumë bindëse. Primaret janë realizuar nën dritën e kamerave, jo vetëm lokale, por edhe kombëtare si Syri, që kanë qenë non stop në lidhje direkte, ku janë shprehur me votë të fshehtë për kandidatin e tyre për Bashkinë e Shkodrës.

PD nuk është sigël, PD është frymë e ideale, PD është e përbërë nga demokratë, anëtarësi dhe mbështetës. Shkodranët e dinë se kush përfaqëson PD-në. PD nuk është logo, logo është teknitalitet, qytetarët shkodranë do bëjnë diferencën me votë, duke treguar se kush janë opozitarët e vërtetë të kësaj qeverie”, deklaroi Spahia

Modifikuar më Premte, 04 February 2022 09:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...