'Nuk e shkarkon dot kush Ilir Metën'/ Kreu i Shtetit: Shqiptarët më besuan në 26 prill ringjalljen e opozitës

E Enjte, 03 February 2022 21:35

 

Presidenti Ilir Meta tha se nuk e shkarkon dot njeri nga detyra, duke iu referuar vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha se shqiptarët i kanë caktuar një rol atij, për të ringjallur opozitën.

"Tani jemi në funksion të opozitarizmit dhe të demokracisë në vend. Tani jemi në mbrojte të Kushtetutës. Nuk mund të shprehemi më tani për një jetë politike normale. Nuk mund të ketë një President mbi palët kur të gjitha pushtetet janë të kapura. Populli shqiptar me 26 prill i ka caktuar nje rol Ilir Metes, per te ringjallur opoziten", u shpreh ai.
"Populli opozitar u tradhtua si kurrë më parë, në të gjitha vitet e shtetit shqiptar, nga klasa e vet politike".

Kreu i shtetit tha se kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gaboi me djegien e mandateve, por shtoi se ata i besuan dikujt që i gënjente.

"Znj.Kryemadhi me vendimin e saj për lënien e mandateve ka marrë një vendim të gabuar. U gënjye? Çështja e e saj dhe e LSI t'i besonte dikujt që i gënjeu".

I ftuar në ‘Frontline’, Meta tha se 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese do marrin përgjigje para popullit.

“Këshilltarët e mi kanë kërkuar kohë. Ne do japim përgjigje me shkrim. Ky është proces që s’ka të bëjë me Kushtetuesen, por me precedentë për të ardhmen, jo me fatin e Ilir Metës. Një pyetje kam: Kjo gjykatë shumë e respektuar e Republikës së Shqipërisë, një pyetje të vetme që bëri shoqata e Bashkuar e Bashkive, për dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që ka të bëjë me shqiptarët që votojë apo jo, si shpjegohet që harroi që ta çonte këtë pyetje.

Unë kam ndjekur si president procedura serioze. Kemi qenë të gatshëm dhe kemi qenë transparent. Për mua nuk përbën interes shumë si Ilir Meta.

S’më shkarkon dot njeri mua. 72 pyetjet që ka bërë gjykata, në respekt të popullit shqiptar dhe të atyre që duan të dëgjojnë, unë do i lexoj pyetjet dhe përgjigjet që do i dorëzohen dhe gjykatës. Të 72 pyetjet do marrim përgjigje para popullit, uroj mos të ketë reklama”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...