Shkarkimi i Metës/ Berisha kundër: S'mund të përdoret Kushtetuesja si hanxhar. Ja rasti i presidentit kroat

E Enjte, 03 February 2022 21:53

 

Ish-kryeministri Sali Berisha e quan të pavend shkarkimin e presidentit Ilir Meta, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të Kuvendit.

Sipas Berishës është e pa pranueshme që të përdoret Gjykata Kushtetuese si një hanxhar për të prerë fjalën e lirë.

 

“Dua të shprehem për procesin dhe është histori politike e turpshme. Evokim i nenit 55 të Kohës së Diktaturës. Kurrë GJK një akt të një parlamenti militantë nën diktatin e një njeriut që kërkon pushtet absolut, nuk duhet ta merrte në shqyrtim. Të ndërmarrësh akt për Presidentin, shkarkimin, siç bëri parlamenti i shkuar, vetëm parlament nuk ishte. Po lexoja që Presidenti i Kroacisë do tërheq çdo ushtar edhe pse nuk kishte në Ukrainë. Ndërsa kryeministri thotë se mendova se po fliste ndonjë gjeneral rus. Por nuk mendojnë se për fjalën ta marrë nismën e shkarkimit", u shpreh Berisha në Log, në ABC.

 

 

“Që gjykata të vendos duhen 5 vota. Një gjykatës që voton për deklarata publike, nuk e meriton atë vend. Le të thonë një mijë herë. Por për deklarata që janë bërë kjo shkon drejt ligjit të propagandës. Dhe nuk shkarkohet Presidenti nga kjo. Të përdorësh si hanxhar GJK për fjalën e lirë”, tha Berisha.

 

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë për të hënën në orën 10:00 seancën e radhës ku pritet edhe të japë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta pas kërkesës nga Kuvendi.

Vendimi erdhi pas kërkesës për 48 orë kohë të përfaqësuesve të institucionit të Presidencës, të cilat theksuan se do ta shfrytëzonin pas t’i dhënë përgjigje 70 pyetjeve të parashtruara nga Kuvendi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...