Peka: Dënimi për Saimir Tahirin, marrëveshje politike për të shpëtuar Ramën

Premte, 04 February 2022 21:30

 

Gazetari Çim Peka i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, komentoi dënimin me burg të Saimir Tahirit.

Peka theksoi se dënimi për Saimir Tahirin është marrëveshje politike për të shpëtuar Edi Ramën.

“Ky vendim është favorizues ndaj Saimir Tahirit. Kjo sepse Prokuroria ka kërkuar 12 vjet burg dhe përfundoi me tre vjet burg. Ky është vendim favorizuar ndaj Tahirit dhe shpëtues ndaj Ramës. Vendim dënues moral për atë që ka qenë ambasador në kohën e këtyre aktiviteteve kriminale, Donald Lu. Mediat kanë raportuar sistematikisht kur Shqipëria mbytej me drogë. Lu thoshte mos ta paragjykojmë Saimir Tahirin, duke thënë se nuk jemi në kohën e Enver Hoxhës, e se kjo ishte policia që duhej. Ish-ambasadori Lu e mori këtë njeri dhe e çoi në Shtëpinë e Bardhë tek presidenti Obama, pasi faktet ishin publike, pasi publikisht ish-ministri i Brendshëm ishte i inkriminuar. Ambasadori Lu e mori dhe e çoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjithë Shqipëria raportonte për avionë të drogës që kapeshin, Donald Lu thoshte se është policia që duam. Janë tallur me shqiptarët. E njëjta gjë ka ndodhur sot me inceneratorët. Ka mbi një vit që presidenti ka dërguar dosjet, skemën si është vjedhur me inceneratorët, në çdo ambasadë dhe ka pasur heshtje. Vetëm pasi kanë mbaruar zgjedhjet e 2021, u vodhën dhe u blenë ata zgjedhje me para, kujtohet sot ambasadorja amerikane, duke thënë se do e ndjekim këtë çështje.

 

 

Janë tallur me shqiptarët, sepse iu duhej stabilokracia. Iu duheshin para droge e inceneratorësh për të mbajtur Ramën në pushtet, e dinë vetëm ata. Për tetë vjet rresht, ata që kanë prezantuar demokraci në vend dhe drejtësi, ata kanë prezumuar vetëm korrupsion, stabilokraci dhe zhdukjen e opozitës. Sot shqiptarët panë sesi ndërkombëtarët, opozita e kapur e dyta, janë tallur me shqiptarët, që kanë dashur demokraci e drejtësi në këtë vend. Rama e ka marrë në mbrojtje kaq vjet Saimir Tahirin. Ne tregonim parcela droge, Rama thoshte është bar, ne tregonim avionë droge, ai thoshte janë mushkonja.

 

Tahiri 3 vjet burg u dënua, e ndoshta do e nxjerrin më shpejt për sjellje të mirë, mjafton që në akuzë mos përmendet kryeminstri. Po shans që gjithë struktura e policisë, ministri i Brendshëm, Ministria e Mbrojtjes se radarët nuk i përfshin Ministria e Brendshme, nuk mund të operojë në këtë shkallë të trafikut të drogës, sipas vendimit të gjykatës, pa vendimin e kryeministrit. Pa ndonjë interes madhor, nuk del ambasadori amerikan të thotë se kjo nuk është drogë, por është bar dhe pas kësaj të akuzojë presidentin. Këtë kanë bërë ndërkombëtarët për tetë vjet, kanë heshtur për drogën dhe për inceneratorët. Kanë kapur edhe atë që quhet shef opozite, ja çfarë po i bëjnë Shqipërisë”, deklaroi Peka

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...