Inceneratori i Tiranës/ Provat që “fundosin” zyrtarët e lartë

Saturday, 05 February 2022 14:15

 

Inceneratori i Tiranës, një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017, është një aferë e “kapur gjallë”, nga një raport i një prej institucioneve shtetërore.

Nuk janë më mediat apo politika, por është Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka zbardhur këtë aferë.

Kontrolli i KLSH ka filluar në vitin 2021 dhe ka zgjatur për rreth tre apo gjashtë muaj dhe me dokumente zyrtare të renditura në rreth 50 faqe është zbardhur gjithçka.

SPAK hesht përballë provave

Ndërsa SPAK ka më shumë se tre vjet që nuk zbardh dot korrupsionin, skandalin, abuzimin e shumë institucioneve dhe zyrtarëve me inceneratorin e Tiranës dhe Fierit. Pasi Elbasanin po tentojnë ta mbyllin vetëm me Lefter Kokën dhe Stela Gugallen e Klodian Zoton.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showNë fakt është po Klodian Zoto tek inceneratori i Fierit. Është po Klodian Zoto tek inceneratori i Tiranës. Janë po kompanitë e tyre zinxhir në ortakëri apo në administrim dhe drejtim nga Stela Gugallja, Mirel Mërtiri. Pagesa me miliona euro të bëra tek njëra-tjetra, dhe këto SPAK tashmë i ka në dorë. I ka SPAK, i kanë tatimet.

KLSH: Inceneratorët, gropë për buxhetin e shtetit

KLSH-ja ju ka kapur çdo shkelje ligjore, proçedurat, dëmin ekonomik, duke theksuar se gjithçka është bërë në shkelje të ligjit dhe jo vetëm një herë. Duke theksuar se inceneratorët janë një gropë e madhe për buxhetin e shtetit. E për Bashkinë e Tiranës, e cila nga 12 milionë dollarë që paguante për pastrimin e Tiranës, do t’i duhet të paguajë 22 milionë dollarë në vit. E kështu me radhë. E pra të gjitha këto SPAK i ka.

KLSH-ja në pak muaj i ka zbardhur në një raport me 50 faqe, që është një akuzë e drejpërdrejtë për të gjithë zyrtarët, përfshirë këtu Kryeministrin, shkon tek institucionet e tjera zinxhir të lidhura me këtë koncesion.

Për Bashkinë e Tiranës, por edhe për zyrtarët që kanë mundur t’ia hedhin paq, apo kanë marrë mandate deputetësh dhe flasin në emër të popullit në parlament.

Raporti i KLSH-së është një “urdhër-arresti” për SPAK-un, i cili pretendon se ka prokurorë të zotë, të cilët kanë kaluar organet e Vettingut dhe do të vendosin drejtësinë në vend. Por, edhe pse prej vitesh kanë mbi tavolinë dosje, abuzimesh me miliona euro të zyrtarëve të lartë për dosjet e koncesioneve të inceneratorëve nuk kanë lëvizur as gishtin për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës.

 

Dritan Prençi dhe Vladimir Mara janë dy prokurorët që duket se kanë ngelur me “biberon” në gojë. Ndoshta duhet të rriten dhe të “hanë mualebi”. Por, kjo do t’i përkasë një shkrimi tjetër të CNA.al.

Sot jemi përballë faktit. KLSH sjell një raport me 50 faqe që akuzon SPAK-un, përtej faktit që ngre problematikat e inceneratorëve. Akuzon SPAK-un sepse nuk ka vepruar në kaq vite për aferën korruptive të inceneratorëve e cila vazhdon dhe sot të marrë pagesa nga taksat e shqiptarëve, ndërsa prokurorët e SPAK-ut bëjnë sehir.

Mjafton ekspertiza e KLSH-së. Mjafton ekspertiza e dokumentave të marra nga tatimet, për të nxjerrë në pah vjedhjen dhe abuzimin që është bërë me kontratat koncesionare të inceneratorëve.

 

KLSH-ja i ka përplasur në fytyrë raportin e kontrollit, SPAK-ut, i cili ende nuk po lëviz gishtin, edhe pse po kalojnë vite. As për inceneratorin e Fierit dhe as për atë të Tiranës, ku zullumi në krahasim më atë të Elbasanit është disa herë më i madh.

Shuma është gati 8 herë më e madhe. Bëhet fjalë për 156 milionë euro, vetëm me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, të cilat SPAK i ka në dorë, i ka në dosje, i ka në dokumente, të tatimeve, por edhe tani së fundi në kontrollin e KLSH-së. Që më shumë sesa zbardh të vërtetat e pafundme të shkeljeve ligjore dhe abuzimeve të bëra me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës, në rreth 50 faqe është një aktakuzë ndaj SPAK, që vazhdon t’i ketë prokurorët me “biberon në gojë”, të cilët pengohen, kanë frikë, apo janë të paaftë për të zbardhur të vërtetën dhe për të çuar përballë drejtësisë përgjegjësit e aferës së shekullit në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...