Perla e radhës nga Babalja/ Deputeti i Lulit nuk di çfarë do të thotë NATO

Saturday, 05 February 2022 14:18


Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, NATO (North Atlantic Treaty Organisation) është themeluar me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 me qendër në Bruksel.

Organizata ka në themel një sistem mbrojtjeje kolektive ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme.

Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.

Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Por, edhe pse Shqipëria është anëtare e NATO-së, prej vitit 2009, ka deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që “mburren” për këtë arritje, por nuk dinë se çfarë është NATO.

 

I tillë është rasti i deputetit të Lulzim Bashës, Ervin Salianji.

Në një prononcim mediatik, Salianji është pyetur se çfarë do të thotë NATO. Dhe përgjigja e deputetit të Lulit ishte “Aleanca Transatlantike, është anglisht, kombe të cilat janë të bashkuara në një lëndë transatlantike. Nation Atlantic”. Dhe ky është një nga ata më të diturit e Lulit që organizon skenarë alla Babale, imagjinoni si janë të tjerët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...