Shkarkimi i Metës/ VOA: Ja pse shkresa e Kuvendit është e dyshimtë

Hënë, 07 February 2022 20:05

 

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese mbylli sot seancën dëgjimore lidhur me shqyrtimin e vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Përfaqësuesit e shumicës i qëndruan pozicionit se Kreu i Shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe pas procesit zgjedhor të 25 prillit. Ndërsa këshilltarët ligjor të presidentit, vunë theksin te shkeljet e shumta proceduriale që sipas tyre e bëjnë të pavlefshëm të gjithë procesin, raporton Zëri i Amerikës.

Sipas VOA, gjatë ndërhyrjes së tyre në seancën e sotme, këshilltarët e zotit Meta i kushtuan vëmendje një kopje të re të urdhrit për thirrjen e seancës parlamentare të datës 7 maj, e cila miratoi raportin e Komisionit të Ligjeve lidhur me nismën e deputetëve për të hapur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

Ndërsa urdhri për thirrjen e seancës, sipas variantit në faqen zyrtare, është i datës 6 maj, shkresa e re, ishte kopje e këtij urdhëri, por me datën 5 maj, datë e cila do të rrëzonte pretendimin se seanca ishte thirrur në kundërshtim me rregulloren që parashikon një afat 48 orësh. Përfaqësuesit e zotit Meta folën për një manipulim, duke kërkuar nga Gjykata të verifikojë vërtetësinë e shkresës: “Qoftë në këtë formë siç e çon parlamenti, që ka një ndërhyrje, qoftë në këtë formën tjetër, që është realja, siçështë publikuar, qëndrimet e presidentit qëndrojnë të bazuara. Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi është 48 orë. Në rendin e ditës, nuk kanë qenë të përfshira dy akte por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e parlamentit vetëm e vetëm, e diktuar përmes vullnetit politik, për të arritur në ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas kushtetutës dhe ligjeve për komisionet hetimore”, deklaroi zoti Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i zotit Meta.
Një tjetër element që e bën të dyshimtë shkresën e re të parlamentit është dhe fakti që në datë 5 maj Komisioni i Ligjeve nuk e kishte miratuar ende raportin mbi kërkesësn e deputetëve, gjë të cilën e bëri një ditë më pas, në 6 Maj, raporton VOA.

Zoti Meta njoftoi sot se do të bëj kallëzim në prokurori ndaj parlamentit për falsifikim të provave

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...