‘Kuvendi falsifikon dukumentet’, Nesho: Kemi një parti-shtet, Rama do të marrë edhe Presidencën

Hënë, 07 February 2022 20:07

 

Diplomati i karrierës Agim Nesho, në një intervistë me Skype në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, ka komentuar akuzat e ngritura nga këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, se Kuvendi ka falsifikuar dokumentet, me qëllim që të shkarkojë presidentin.

Nesho theksoi se sot kemi në qeverisje një parti-shtet dhe se Rama po tenton që të marrë edhe Presidencën, pasi ka marrë thuajse çdo institucion.

“Këtu nuk kemi një shtet normal, këtu është një parti-shtet që vepron. Rama do që të marrë edhe institicionin e Presidencës. Është Edi Rama, ai që ka prishur balancat për të qenë një shtet i së drejtës, sot Shqipëria vetëm në letër është shtet i së drejtës. Nuk kemi shtet të së drejtës, prandaj ka falsifikime të tilla kaq të rënda, e me të drejtë deputeti Vasili thotë se shteti ka rënë. Rama do që të marrë institucionin e presidencës dhe do që të eliminojë një kundërshtar politik.

Po tentohet që të sanksionohet me forcë një regjim autoritar dhe jo liberal në Shqipëri, që është pikësynimi kryesor i maxhorancës. Këtu kemi diktatorin në ngritje, që do të fshijë të kaluarën e tij. Rama është ai që ka bërë fasada, dihen historitë e tij skandaloze. GJK është përpara një veprimi për ekzistencën e saj”, deklaroi Nesho

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...