Silvia Caka: E qartë, duan të marrin me çdo kusht presidencën dhe të bëjnë çfarë të duan

Hënë, 07 February 2022 20:10

 

Sot, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka publikuar fakte sesi Kuvendi po falsifikon dokumente, që të shkarkojë nga detyra kreun e shtetit shqiptar.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socilaiste për Integrim Silvia Caka, e ftuar në emisionin 'Task Force' të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, tregoi më shumë mbi reagimin e saj të bazuar në sarkazëm dhe mënyrën si i shikon këto ngjarje.
"U kërkua heshtje por për çfarë u kërkua heshtje?

Jam dakort që e duhet të respektojmë gjykatat, të respektojmë vendimmarrjen, proceset dhe kohën që kërkohet. Por në momentin që njerëzit shikojnë një shkelje kaq të rëndë si falsifikimi i dokumenteve dhe jo nga një institucion i dorës së dhjetë. Ne kur shohim se aty falsifikohen dokumente, imagjino çfarë ndodh në institucione që nuk kanë kaq vëmendje nga publiku."

Ndërsa mbi fjalimin e z. Taulant Balla i cili deklaroi se nuk po kërkon shkarkimin e Ilir Metës për interesa specifike, Silvia tha se do të ishte më mirë të heshtte në këtë rast.

"Bëjnë më mirë të heshtin. Këto e kanë shumë të qartë që duan ta marrin me çdo kush presidencën që më pas të bëjnë çfarë duan vetë", argumentoi Caka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...