Berisha: Dallimi mes Elton Banos dhe kandidatit të Lul Bravës si nata me ditën. Vendi në moment kritik

E mërkurë, 09 February 2022 18:20

 

'Kandidati i demokratëve për bashkinë e Lushnjes është Elton Bano".

Kështu deklaroi lideri historik i PD gjatë takimit me qytetarët ku prezantoi kandidatin e koalicionit "Shtëpia e Lirisë", i dalë nga primaret.

Berisha tha se dallimi mes kandidatit të demokratëve dhe atij të Lulzim Bashës është i prekshëm, ndërsa hodhi akuza edhe në adresë të qeverisë e kryeministrit Edi Rama.

 

 

Berisha tha se vendi ndodhet në moment kritik dhe duhet ndryshim me votë, duke nisur nga 6 marsi.

 

"Unë e kam të lehtë t'u them se midis Elton Banos dhe përfaqësueses së PS apo Lul Bravës është dallimi si nata me ditën. Mund t'ju numëroj këtu të gjitha aktet korruptive, vjedhjet e Bashkisë së Lushnjers, kryetarit e nënkrytarit, por çështja është më e madhe, është për mbarë kombin dhe Shqipërinë. Lushnja duhet të jetë në krye të kësaj përpjekje për ndryshimin. Cili është premtimi ynë?

Ndryshimi është premtimi ynë. Ju garantoj që biri juaj që doli me një procedurë të lirisë, me primare, nuk është propozuar nga askush nga sipër, por e kanë propozuar lushnjarët, demokratët e Lushnjes, dhe në votimet e tjera bashkë me ta do të votojnë edhe qytetarët e Lushnjes. Nëse duam ndryshgimin duhet të garantojmë lirinë. Liria është eliksiri i ndryshimit dhe ne do të vazhdojmë.

Do të bëjmë gjithçka të zgjerojmë liritë tuaja, liritë ekonomike. Edi Rama erdhi në pushtet, si sot e mbaj mend, në atë kohë ju e dini, ne përpiqemi dhe ndërtuam jo pak rrugë rurale, ndërtuam unazën e Myzeqesë, një seri rrugë, dhe ai premton, do të ndrtoj rrugët e ngastrave thotë. E keni në filmim. Ato mund të bëheshin me rerë bituminozese dhe mendova se do ta bëjë. Ai jo vetëm që nuk e bëri, por shkatërroi edhe rrugët ekzistuese. Sepse ai mendon për veten e tij. Një moment kritik është ky për vendin".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...