Presidenti Meta pret në zyrë protestuesit e zonave të “5 Majit”, Paskuqanit dhe Laprakës: Do të bëj gjithçka që zëri tyre të dëgjohet

E mërkurë, 09 February 2022 18:35

 

Presidenti i vendit ilir Meta priti këtë të mërkurë në ambientet e Presidencës, një përfaqësi të protestuesve të “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit, i cili përmes një postimi në facebook thekson se do të bëjë çfarë është e mundur që zëri i tyre të dëgjohet.

Meta pasi dëgjoi problematikat e banorëve në lidhje me prishjen e banesave, dha mbështetjen e tij institucionale për legjitimimin e kërkesave të tyre në mënyrë që të marrin përgjigjen e duhur administrative dhe ligjore.

Postimi i plotë:

Prita sot, me kërkesën e tyre, përfaqësues të banorëve protestues të zonave të 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit në kryeqytet.
Karrigia që i duhet fëmijës tuaj!
NOVA HOMEReklamë nga boost.al
Karrigia që i duhet fëmijës tuaj!

 

Më informuan në detaje lidhur situatën e dhembshme dhe antikushtetuese që po ndodh me shpronësimin arbitrar të banesave dhe pronave të tyre dhe me faktin e mungesës së dialogut dhe dëgjimit të kërkesave të tyre legjitime nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Banorët më deklaruan se janë të hapur ndaj zhvillimit urban dhe përmirësimit të infrastrukturës së Tiranës, por ata nuk mund të braktisen dhe të lejojnë që interesat okulte të shkelin të drejtën e tyre jetike pronësore duke u shkatërruar pronat, pa kontrata dhe garanci të rregullt ligjore.

Duke vlerësuar shqetësimet e tyre, i garantova se do të bëj gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet me ndjeshmërinë më të madhe njerëzore dhe zyrtare, me të gjithë mbështetjen time të plotë institucionale, për të legjitimuar kërkesat e tyre që meritojnë të marrin përgjigjen e duhur nga organet përkatëse administrative e ligjore.

Beteja demokratike për një shoqëri të drejtë dhe mos lejimin e kapjes së shtetit ka nevojë për ndërgjegjësimin e opinionit, zbatimin e drejtë të ligjit dhe unifikimin e të gjithë faktorëve të shoqërisë shqiptare që kërkojnë zhvillim e prosperitet

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...