Berisha: Një skuadër e tërë prokurorësh dhe xhandarësh belgë erdhën në Tiranë për Lulzim Bravën

E Enjte, 10 February 2022 18:47

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha komentoi gjithashtu nga Vora, marrjen në pyetje të Lulzim Bashës nga prokurorët belgë, të mbërritur në Tiranë për dosjen 'Toyota Yaris'.

Berisha tha se Basha njoftoi grupin kriminal kur tha se do të mbërrinin 5 mln euro në Portin e Durrësit. Nuk dihet roli i Bashës në këtë grup kriminal, tha Berisha.

Duke theksuar se Basha është i marrë peng nga Rama, Berisha tha se ish-kryetarin e PD e morën të votonte Vettingun përpara se të nisej për në SPAK.

"Sot në Tiranë kishte zbarkuar një skuadër e tërë prokurorësh dhe xhandarësh të Mbretërisë së Belgjikës, sepse Lulzim Brava, nëse ju kujtohet ju, në Parlament doli dhe tha do të vijnë ditën e shtunë 5 mln euro me Toyota Yaris, i njoftoi. Askush s'e merr vesh përveç prokurorisë belge se cili ishte roli i tij në këtë organizatë kriminale. Dhe morën e bënë votimin, para se të nisej në Prokurori, nga frika se para se të ikte në prokurori, mos u thoshte deputetëve mos votoni... Por kjo është skllavëri e vërtetë", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...