Inceneratori, nga ujësjellësi i Fierit tek fondet e AZHBR, Kryemadhi: Ja si BASILIKA E SHËN MËHILLIT, përfitoi miliona dollarë

E Enjte, 10 February 2022 21:31

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Neës24 ka shpjeguar një tjetër skemë të pastrimit të parave nga kompanitë e lidhura me inceneratorët. Skema tregon, sesi një kompani me dy punëtorë merret si nënkontraktore nga kompania që ka fituar ndërtimin e ujësjellësit të Fierit. Megjithëse me dy punëtorë, kompania Bazika Shën Mëhillit merr 1.4 milionë dollarë të cilat do t’i shërbejnë dhe në AZHBR për historikun e saj si firmë për të aplikuar dhe për të fituar një grant për ndërtimin e një kantine vere.

 

 

‘Duke parë skemën e pastrimit të parave ose të grabitjes së parave nëpërmjet skemave të inceneratorëve. Të disa kompanive PIVOT 4, AS Group, JPV. Ne na kanë rezultuar disa fatura fiktive, që kanë kaluar para në bankë nga një kompani që ka fituar tenderin e ujësjellësin të Fierit. Këto janë 3 kompani që kanë përfituar para fiktive nga inceneratori i Elbasanit dhe i Tiranës. Duke kontrolluar bilancet e këtyre kompanive. Na del që këto kompani në një periudhë kohë 2019-2020-2021 kanë marrë nga kompania Lala SH.P.K një shumë prej 11 milionë dollarësh. Pas kërkimeve më del që në vitin 2020 kompania LALA SHPK ka fituar tenderin për të ndërtuar ujësjellësin e Fierit. Dhe ka fituar vlerën e rreth 3 milionë e sa euro. Kompani LALA në 31 gusht 2020, 28 shtator 2020, 1 nentor dhe 14 dhjetor i ka dhënë kompanisë Bazika Shen Mehilli 1.4 milionë dollarë të zonjës Adelina Demiri. Kontrolloj unë, kjo zonja kishte vetëm dy punëtorë.

Duke verifikuar na del që zonja Adelina Demiri na del që ka fituar një projekt në AZHBR për ndërtim për kantinë vere dhe makineri vere. Dhe projektet në AZHBR që t’i marrësh ose duhet të jesh nën moshën 35 vjeç dhe të kesh gjysmën e investimi ose të jesh një kompani afatgjatë. Kjo zonja ka blerë kantinë vere, dhe AZHBR nuk të jep para nëse nuk i thua për cfarë i do. Dhe ajo ka përfituar 1.1 milionë dollar. 1.4 mln i ka bërë nga ujësjellësi Fierit dhe 1.1 nga AZHBR. Shikojmë që ka blerë një kantinë vere, dhe nga kush e ka blerë kantinën e verës, e ka blerë nga SILI SHPK.

Ju do thoni çfarë faji ka Frida Krifca?

Duke qenë para të BE dhe të taksapaguesve shqiptarë detyra e parë që ka AZHBR është të kontrollojë që projekte të tilla të mos fryhen investimet. Zonja që ka blerë kantinën e verës ke SILI SHPK, çfarë kompanie është? Se SILI SHPK mund të jetë trafikant drogë, mund të jetë pastrues parash, mund të jetë kompani fictive. Dhe është kompani fictive. Kjo kompani që është blerë 700 mijë dollarë i është shitur 2.3 milionë dollarë zonjës në fjalë’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...