Berisha prezanton Ardian Mukën në Durrës: Në 6 mars, Shqipëria dhe shqiptarët e kanë jetik ndryshimin

Premte, 11 February 2022 18:10

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha prezantoi në Durrës kandidatin për kryetar bashkie Ardian Muka.

Berisha tha se kandidati i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' është përfaqësuesi më i denjë i qytetarëve durrsakë.

Vendi e ka jetik ndryshimin, tha Berisha, me votën e 6 marsit.

"Kush e njeh Ardi Mukën ka për të vetëm fjalë të mira. Një qytetar që mishëron vlerat më të mira të qytetarisë së këtij qyteti, një demokrat që në të gjithë ecuirinë e tij qëndroi besnik idealeve demokratike, një biznesmen i suksesshëm, një qytetar i ndershëm, mbi të gjitha siç e tha vetë, një njeri që adhuron qytetin e tij, por para së gjithash qytetarët e Durrësit dhe të rrethinave të këtij qyteti. Ne vijmë sot për të kërkuar votën e durrsakëve me bindjen më të thellë se vota e tyre për Ardian Mukën do të jetë një votë e rëndësishme, jo vetëm për Durrësin, për qytetin, rrethinat e tij, por do të jetë një votë shumë e rëndësishme për mbarë Shqipërinë. Shqipëria dhe shqiptarët sot e kanë jetik ndryshimin", u shpreh Berisha.

 

Ish-kryeministri u ndal edhe te problematika që po shoqëron qytetin bregdetar ku në plan të parë qëndron betonizimi dhe rreziku i zhdukjes së resurseve natyrore të qytetit mijëra vjeçarë.

Nëse ne mendojmë një moment këto 8 vite, atëherë jam i bvindur se ajo që kemi nevojë për çdo tjetër është ndryshimi, para së gjithash, ndryshimi. Ne na duhet ndryshimi sepse në rast se i hedh një vështrim kësaj treve, këtij qyteti, portit, fushave përreth, trashëgimnisë mahnitëse, historike të qytetit, vështirë se mund të gjesh kund një territor në të cilën natyra dhe zoti të ketë qenë më bujar se me Durrësin.

E me gjithë këtë shtatin mijëra vjeçarë të këtij qyteti të mrekullueshëm, brigjet e tij, i gërryen çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, jo erozioni, por betoni. Betoni nga lakmia, nga babëzia e papërmbajtur e një grupi njerëzish që i janë përveshur Durrësit në kurriz dhe duan të pasurohen me çdoi kusht, duke varrosur pasurinë e tij përrallore, duke i shndërruar plazhet mahnitëse në zona udhëtimi në horror, siç do të thoshte disa vite më parë një i huaj për plazhin e Durrësit", tha Berisha

Modifikuar më Saturday, 12 February 2022 11:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...