Berisha: Basha u thirr nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para trafiku

Premte, 11 February 2022 18:58

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë bombë nga Durrësi, duke deklaruar se Lulzim Basha akuzohet nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para të përfituara në rrugë të paligjshme.

Basha u thirr pasditen e djeshme nga një grup prokurorësh belgë në ambientet e SPAK dhe u mor në pyetje për më shumë se dy orë, lidhur me hetimet për 3.5 mln eurot e 'Toyota Yaris'.

Gjatë takimit me qytetarët durrsakë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka, Berisha zbardhi detaje nga deponimi i Bashës para hetuesve belgë dhe tha se Basha ka ndryshuar dëshminë para prokurorëve, duke dhënë një tjetër version para tyre.

Berisha tha se hetimet për 'Toyota Yaris' në Shqipëri Bashës ia mbylli Edi Rama, por janë prokurorët belgë ata të cilët do t'i shkojnë deri në fund këtij operacioni.
Sali Berisha: Ja t'i bëjmë një pyetje ish-kryetarit dhe deputetit të Durrësit Ferdinand Xhaferri: Ferdinand, eja dhe thuaju zgjedhësve të t'u çfarë deponoi Basha mbrëmë para prokurorisë belge? Mos ua fshih, duhet t'ua thuash, mos u bëj hipokrit, të kanë votuar, tregoju njerëzve. U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. U kap edhe si mashtrues në betim. Ferdinand eja këtu me mua, ose shko dhe tregoji çdo demokrati. Mos harroni, prokurorët e Mbretërisë së Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, por prokurorë të betuar para Mbretit, nuk ka gjë që i thyen ata. U kishte dhënë një variant krejt tjetër. E ndërroi krejt pllakën. Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale. Ia mbylli Edi Rama Toyota Yaris me një njeri, por prokurorët belgë do t'i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra e mijëra tabulate, dokumente. Ndaj dhe Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë Luanin (Luan Hoti) këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...