Afera e Portit të Durrësit, Berisha thirrje qytetarëve: Mos blini asnjë m2 nga mafia Rama-Basha

Premte, 11 February 2022 19:03

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha e konsideron aferë korruptive projektin për Portin e Durrësit.

Gjatë takimit me qytetarët durrsakë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka, Berisha tha se Rama dhe Basha janë bërë bashkë për të grabitur Portin e Durrësit, gjë që nuk i ka ndodhur këtij qyteti në 3 mijë vite.

Thirrja e Berishës ishte për qytetarët që të mos blejnë asnjë m2 nga ajo që ai e quajti mafia Rama-Basha, të cilët kanë filluar të sheshin sipërfaqe ndërtimi në Portin e Durrësit.

 

 

Kompania arabe Emaar, tha Berisha, rezultoi kallp, ndërsa projektin ia ka shitur kompanisë Rama-Basha.

 

"Në 8 vite në Durrës, ka ndodhur vetëm beton, gjush, gjush, beton dhe asgjë tjetër. Së fundmi, në një akt të pashembullt në 3 mijë vite, Edi Rama dheLulzim Brava i vërsulen Portit të Durrësit. Në 3 mijë vite, Durrësi ka njohur edhe mënxyra, ka njohur pushtues të egër, tërmete të rënda, por edhe cuname. Durrësi në të gjitha kohërat është ringjallur nga Porti, Porti ka qenë burimi i forcës njerëzore të këtij qyteti. Në një farë mënyrë, Porti në të vërtetë ka qenë si të thuash një objekt i shenjtë për këtë qytet dhe vjen një ditë, gjejnë një arab multimiliarder, na thonë se Portin e merr Emaar se do ta bëjë si Dubai.

Porti i Durrësit në 3 mijë vite, gjithnjë ka qenë i ngjitur me qytetin dhe këtë e dinë të gjithë, por në vitin 2012 u bë projekti, dhe jo kaq i kushtueshë, ku nëpërmjet thellimit porti merrte anije 40-50 mijë tonëshe, të mjaftueshme për Shqipërinë. Por që të kryesh një veprim të tillë, pa i pyetur qytetarët e Durrësit që e kanë atë simbol të ekzistencës së tyre, krenari të historisë së tyre, asnjë pushtues nuk do ta bënte këtë. Edhe pushtuesi më i egër do të thoshte, dale, nuk jam i përjetshëm dhe këtë të mos e bëj unë. Këtë e bën Edi Rama me Lulzim Bravën sepse duan me çdo kusht të pasurohen.

Ta supozojmë se qytetarët e Durrësit në një referendum do të shprehen që porti të transferohet në Porto Romano dhe këtu të mbetet Port Jahtesh, ky vendim do të respektohej nga ccdo qeveritar. Por me një kusht që 800 e ca mijë m2 që janë aty, aty durrsakët kanë nga eshtrat e qindra brezave të tyre, lumenjtë e djersës të parardhësve dhe të vetë atyre, ato janë pronë e tyre, ato s'mund të jenë kurrë pronë e kompanisë Rama-Basha, por janë pronë e qytetarëve të Durrësit. Çfarë na del tani, që Emaar ishte vetëm kallp, i cili pasi krijoi kompaninë me menaxher atë të kompanisë së Lul Bravës, tani thotë nuk jam më, ia shita thotë kompanisë Rama-Basha.

Cila është kjo kompani që i bleu Emaar-it aksionet. Emri i saj është fshehur në shpellat offshore të parave të pista dhe të mafies. Absolutisht është Edi Rama dhe Lulzim Brava. Vendimi për Portin duhet të jetë votim i juaji, duhet ju të votoni për fatin e portit tuaj. Por ju bëj thirrje, mos blini asnjë m2 nga mafia Rama-Basha që kanë filluar të shesin sipërfaqe ndërtimi. Gjithçka dop t'i nënshtrohet një procesi transparent përpara jush, përpara shqiptarëve, Porti është i qytetarëve të Durrësit", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...