‘Avokat i narko-trafikantëve’/ Zagani: Fabricio Lisi mik i Engjëll Agaçit! Janë hequr emrat nga Interpoli

Premte, 11 February 2022 20:49

 

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani ka hedhur dritë edhe mbi lidhjet e ish-Gjeneralit të Guardia di Financës Fabricio Lisi me Engjëll Agaçin, ku sipas tij, ishte person përgjegjës i cili me heshtjen e tij për ti bërë nderet deri në fund qeverisë shqiptare të asaj kohe.

Zagani shprehet i bindur se lidhja e tyre direkte ishte Engjëll Agaçi që ishte një avokat në Romë dhe kur mori vesh që ishte edhe sekretari i Ramës, i’u bë e qartë se si funksionon mekanizmi dhe lidhja mes tyre.

Zagani: Si janë bërë miq është çështje tjetër, por di që janë shumë miq, janë edhe komshinj, afër me banim. Kanë një marrëdhënie personale shumë të afërt. Unë po hetoja për hallin tim, po mblidhja sa më shumë informacion çfarë kishte ndodhur me Italinë, pse heshtej rreth të vërtetës, pse u pranuan shpifjet publike të Edi Ramës. Ende sot s'na është paraqitur një provë, përveç shkresurinave që kam tradhtuar shtetin.

Pra, si kja mundësi që të heshtej nga Italia, ku akuzohej një punonjës i shtetit italian 5 herë i dekoruar, 4 nga shteti italian. Dhe ishte në funksionin e tij zyrtar si përherë, s'kishte ndodhur asgjë. Me kalimin e viteve duke punuar nga jashtë, arrita të gjeja se ish-Gjenerali i Guardia di Finacës Fabricio Lisi ishte person përgjegjës i cili me heshtjen e tij për t'i bërë nderet deri në fund qeverisë shqiptare të asaj kohe.

 

Lidhja e tyre direkte ishte Engjëll Agaçi që ishte një avokat në Romë dhe kur mora vesh që ishte edhe sekretari i Ramës mu bë e qartë se si funksionon mekanizmi dhe lidhja mes tyre.

Narko trafikantët shqiptarë në Itali kishin avokatë mbrojtës Engjëll Agaçin dhe këtyre narko trafikantëve në Shqipëri edhe pse të dënuar u shkonte jeta fjollë sepse bëheshin letrat aq mirë qepeshin aq mirë sa që ata nuk figurojnë as në Interpol Roma sot.

Në prokuroritë ku janë dhënë vendimet janë akoma dosjet e këtyrë narko trafikantëve.

Ferko: Në rastin kur u tha se nuk mund të hetohej në Itali për ish-ministrin e Brendshëm, por për hetimet ndaj Engjëll Agaçit a mund të thuhet se ekziston një dosje?

Zagani: Unë thashë që Lisi është miku i ngushtë i Engjëll Agaçit dhe se nuk e di as nuk mund ta them nëse mund të ketë një hetim për Agaçin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...