Manjani: Basha vasal i Ramës, besimi tek reforma në drejtësi ka humbur

Premte, 11 February 2022 20:52

 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një intervistë në emisionin Ora 19:00 me moderatoren Juli Krisafi në Syri Tv, ka komentuar faktin se Rama dhe Basha kanë bashkuar votat për vettingun.

Manjani theksoi se Basha është vasal i Ramës, duke shtuar se besimi tek reforma në drejtësi ka rënë ndjeshëm.

“Rama dhe Basha janë një turp. Lulzim Basha është vasal i Ramës. Basha nuk do as reformë territoriale, asgjë, është thjesht vartës i Ramës. Kemi humbur shans të madh, që shqiptarët të kenë informacion të detajuar se çfarë shkoi keq me reformën në drejtësi, se pse vettiungu shkoi keq, kush na garanton se vettingu nuk do të zgjatet më. Çfarë është kjo reformë në drejtësi mbi 5 vjet, nuk ka pesë vjet reformë, nuk bëhen kështu punët e shtetit.

 

 

Aq më tepër që besimi i publikut te reforma në drejtësi ka humbur. Opozita sot është pjesë e qeverisë praktikisht, është opozita më e kompromentuar në korrupsion që kemi pasur ndonjëherë. Përgjegjës për këtë situatë është Lulzim Basha, që vë interesat personale mbi gjithçka. Basha tenton të mbulojë skandal pas skandali. Kjo nuk quhet reformë”, deklaroi Manjani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...