Nënkryetarja e degës së PD në Shkodër: Të kaluarën nuk e ndryshojmë dot, të ardhmen Po

Saturday, 12 February 2022 15:43

 

Në Shkodër, koalicioni opozitar 'Shtëpia e Lirisë' prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Në këtë takim foli edhe nënkryetarja e degës së PD në Shkodër, Irena Shestani.

Shestani theksoi gjatë fjalimit se PD duhet të jetë më e bashkuar, më e hapur dhe më e fortë.

Sipas saj, demokratët në 6 mars do të votojnë kandidatin e tyre, mjekun e njohur Bardh Spahia.

“Mirë se erdhët në këtë takim madhështor në këtë bashkim të mendjeve dhe të zemrave të Shkodranëve. Kjo është Partia Demokratike, kjo është familja jonë, familja e vlerave, e lirisë dhe e demokracisë.

Shkodranët e ndezën pishtarin e lirisë, dhe do të jenë ato që do ta ndezin sot përballë regjimit të Edi Ramës.

Vijmë sot këtu më të bashkuar se kurrë, në një proces ripërtëritjeje së bashku me drejtuesit e strukturave dhe kryetarët e grup-seksioneve.

E nisëm këtë rrugëtim me Foltore, për një parti më të bashkuar më të hapur dhe më të fortë sepse gjerat që na bashkojnë ishin më të mëdha se ato që na ndajnë.

Si ushtrimi i demokracisë së drejtpërdrejtë dhe pikënisjes së vendimmarrjes nëpërmjet votës së lirë të anëtarësisë ne rikthyem Primaret dhe sot ne gjendemi përballë një sfide, asaj të zgjedhjeve lokale për t’ju ofruar qytetarëve shkodranë një vizion të ri dhe ndryshimin e mirëpritur.

Shkodra është vendi i bekuar është shtëpia e njerëzve të mirë dhe të ndershëm, të majtë dhe të djathtë, që kërkojnë t'i japin fund përbuzjes dhe arrogancës.

Të kaluarën nuk mund të ndryshojmë por të ardhmen më të mirë, mund dhe do ta ndërtojmë së bashku. Pas 6 marsit do të na udhëheqë guximi dhe dedikimi për t'i bërë fjalët realitet për, t'i prirë ndryshimit.

Të dashur miq, ndryshimin nuk mund ta sjellin ato që Shkodrën e diskriminuan si kurrë më parë, ndryshimin e sjellin vetëm, demokratët e vërtetë, dhe kjo në mbështetje te kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia”, u shpreh Shestani.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...